Gjermania me propozim: T’u japim vendeve kandidate për anëtarësim në BE, statusin e vëzhguesit

ina-online
ina-online

02/11/2023

Gjermania ka sjellë një propozim për zgjerimin e Bashkimit Evropian, i cili pritet t’u japë vendeve kandidate si Ukraina përfitime përpara anëtarësimit të plotë .

Siç bëhet e ditur, fitimi kryesor për vendet kandidati do të jetë statusi i vëzhguesit në samitet e liderëve në Bruksel.

Propozimet e ministres së Jashtme gjermane, Analena Burbock, siç raporton The Guardian, përbëjnë një ofertë për integrim të pjesshëm të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, shumë kohë përpara përfundimit të negociatave, të cilat mund të zgjasin me vite.

Fjalimi i Burbock u fokusua në mënyrën se si të zhbllokohet procesi i pranimit, i cili siç u shpreh ajo, “është bërë një pikë pengese për disa vende për shkak të shqetësimeve rreth buxhetit, madhësisë së Parlamentit Evropian dhe vendimmarrjes në një bllok prej (potencialisht) 35 vendesh që do të bllokuar nga vetoja e një vendi të vetëm.”

“Pse, për shembull, nuk i ftojmë vendet që kanë përfunduar kapitujt individualë të procesit të anëtarësimit të marrin pjesë në mbledhjet përkatëse të Këshillit si vëzhgues?” Pyeti ajo.

Ministrja gjermane shtoi se në këtë lloj mënyrë, vendet kandidatë do të jenë të pranishëm “kur të vendosim për të ardhmen tonë të përbashkët, në vend që t’i thërrasim vetëm një herë në vit për të dëgjuar raportet e përparimit të komitetit”.

Burbock theksoi se duhet siguruar që njerëzit e vendeve anëtare, veçanërisht të rinjtë, të kenë mundësinë të përfitojnë nga avantazhet e Bashkimit Evropian që më herët, edhe para se vendi i tyre të bëhet anëtar i plotë i Unionit.

Qëllimi, siç tha ministrja gjermane, është të sigurohet që “procesi i anëtarësimit të kryhet në një mënyrë të tillë që të mos lërë një brez të tërë në dhomën e pritjes së BE-së për pjesën tjetër të jetës së tyre”.

Kujtojmë se Ukraina dhe Moldavia u shtuan verën e kaluar në listën e kandidatëve zyrtarë të përbërë nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina. Gjeorgjia është në proces të paraqitjes së aplikimit.

Javën e ardhshme do të publikohet raporti i BE-së për progresin e tyre, ndërsa, një vendim për negociatat zyrtare pritet në dhjetor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

cedomir jovanoviq

Çedomir Jovanoviq: Do ta njihja Kosovën si shtet të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë atje

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

pendarovski-nato

Pendarovski: Shën Klimenti le të jetë mësim për shoqërinë tonë

Peter Stano

Stano jep disa detaje për draft-statutin e Asociacionit: Është një propozim i ri, i balancuar dhe evropian

Kovacevski

Kovaçevski: Institucionet vepruan shpejt dhe me profesionalizëm në rastin e vrasjes së dyfishtë

INFO

NA NDIQ