Gjermania në ankth nga mjekja maqedonase

Ballina all
all
Gjermania në ankth nga mjekja maqedonase që për 13 vite punoi pa diplomë
Nga admin -15.09.202116 0

Pa licencë profesionale, asnjë titull profesori i verifikueshëm, asnjë nostrifikim i trajnimit – vështirë se mund të imagjinohet. Por incidenti në Zvicër nuk është i izoluar, shkruajnë mediat gjermane pasi mësuan për rastin e mjekes nga Maqedonia e Veriut, që në Zvicër punoi për 13 vite pa diplomë.

A mund të ndodhë që mjekët të operojnë në Gjermani pa leje? “Në parim, kjo nuk duhet të jetë e mundur nëse të gjitha palët e përfshira respektojnë dispozitat ligjore në fuqi. Mashtrimet dhe gabimet në procesin e aplikimit, megjithatë, nuk mund të përjashtohen plotësisht pavarësisht masave parandaluese”, shpjegon Anja Segert nga autoriteti i mirëqenies sociale në Hamburg, transmeton portali Shtegu. Pas hulumtimeve të mëtejshme të RTL, për fat të mirë, mjekja pa dilomë nuk ka dëmtuar askënd.