Gjermania përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave, thotë se ka përmbushur të gjitha kushtet

0

Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai madje ka thënë se Gjermania, do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter, transmeton Koha.net.