Gjesti hyri i fundit, por merr i pari nga banorët dronin nga jashtë

Picture of INA
INA

10/01/2025

Edhe pse dalja e tij nga BBVK padyshim se ishte çudi për gjithë publikun, duke ditur faktin se sa shumë pëlqehej, përkrahej e bëhej për të, Gjesti sapo ka filluar një shkëlqim tjetër.

Pas daljes nga BBVK në një mënyrë aspak të drejtë siç po thuhet, Gjesti iu fut garës edhe më të fuqishme asaj në Big Brother VIP Albania.

Përpos që hyri brenda shtëpisë, Gjesti arriti që brenda pak orëve thuajse të rrotullojë gjithë shtëpinë, vëmendjen, dinamikat e gjithçka tjetër aty.

Gjesti arriti që t’ua marrë vëmendjen brenda pak ore të gjithëve, derisa ajo veç po shkon e shtohet.

Anipse banorët e pritën me rezerva, ofendime e shumë gjëra të tjera artisti vazhdoi të tregojë se nuk bie pre e provokimeve, e këto i mori me sportivitet.

Ndërsa sot e gjithë shtëpia po brohorisnin se kujt i erdhi droni i parë nga lart, e që në fakt ishte pikërisht për Gjestin.

Ai shihet tejet i gëzuar për këtë fakt, ndërsa natyrisht përkrahja e dashuria që po merr nga jashtë vec po rritet.

Brenda më pak se tri ditë, Gjesti ka arritur që në Instagramin e tij të mbledhë hiç më pak se 312 mijë ndjekës, duke mos përmendur këtu faktin që po bën bujë shumë të madhe në profilin e BBVA në Instagram, Facebook, e gjithku tjetër.

Mbetet të shihet nëse finalja e BBVA do të jetë më reale se ajo në Big Brother Vip Kosova, pra me Gjestin aty.

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË