Gjesti ka hapur shtatë zarfet që i kishte dhënë ‘Vëllai i Madh’ si shpërblim për statusin e tij si lider i shtëpisë këtë javë. Çdo zarf përmban emrat e shtatë banorëve që kanë braktisur garën që në fazat e para.
Të gjithë ata do të dalin në televotim, ku publiku do të vendosë të rikthejë vetëm tre prej tyre në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
“Ça kam hequr me i heq Vëllai i Madh”, tha Gjesti pasi lexoi zarfin dhe shtoi se nëse kthehen ata që kanë dalë me Zarf të Zi nuk rri ai në shtëpi.
“Nuk ka shans, vijnë ata në shtëpi unë dal”, tha ai teksa banorët e tjerë u shprehën se kanë dalë shumë konkurrentë dhe ai ka mundësi zgjedhjeje. Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë dal prej shtëpia pasha shpirtin e nënës. Të kthehen ata që më kanë thënën fjalë të këqija, më kanë prekur me dorë, unë dal prej shtëpie. Është e tmerrshme kjo far pune”, tha Gjesti.