Gjiganti Europian ndjek nga afër yllin e përfaqësueses së Kosovës

0

Vedat Muriqi nuk pritet të jetë i vetmi futbollist i përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet me gjigantin turk, Fenerbahce.

Forma e shkëlqyer dhe rendimenti i Dardanëve nuk ka kaluar pa u vënë re nga zyrtarë të klubeve të ndryshme, të cilët kanë vendosur të shikojnë edhe nga afër djemtë e drejtuar nga Bernard Challandes.

E së fundmi, në lupën e Fenerbahce ka përfunduar mbrojtësi i Huddersfield, Florent Hadërgjonaj. 25 vjeçari është kthyer në një pikë kyçe te skuadra angleze dhe për këtë, verdhekaltërit kanë ndjekur nga afër ndeshjen e “Fadil Vokrrit” mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përpos rezultatit që kënaqi tifozët e pranishëm, i kënaqur mësohet të ketë dalur edhe ndihmës trajneri i Ersun Yanal te Fenerbahce, Volkan Demirel.

Siç bëhet me dija nga media kosovare “Telegraf”, ish-mbrojtësi ka qënë prezent në shkallët e stadiumit të Prishtinës, ku ka marrë shënime për Hadërgjonaj. Largimi i Maurisio Isla në fundin e sezonit do t’i linte korsinë e djathtë të mbrojtjes Hadërgjonaj.

Nga shënimet e mbledhura, besohet se Fenerbahce do të rikthehet te pista që e dërgon te 25 vjeçari dhe në janar pritet një ofertë konkrete për Huddersfield.

Anglezët nuk kërkojnë më shumë se 5 milionë euro për kartonin e lojtarit që më parë është aktivizuar me skuadra si Young Boys dhe Ingolstadt. Interes për të kanë shfaqur edhe ekipe si Fulham e Celtic, por fakti që te Fenerbahce aktivizohet Muriqi e bën akoma dhe më të prekshëm kalimin në kryeqytetin turk.