Gjiganti i Serisë A po e monitoron Rashford-in

Klubi italian, Juventus është hedhur në sulm për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Sipas “Calciomercato”, Juve është një tjetër klub që monitoron situatën e Marcus Rashford.

“Zonja e Vjetër” edhe në tregun e verës së kaluar kishte pyetur për francezin, dhe siç raportohet, skuadra italiane ende nuk ka hequr dorë nga Rashford.

Francezi akoma nuk ka firmosur kontratën e re me Manchester Uniedin duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga ‘Old Traffordi’.

Kontrata e Rashford me ‘Djajtë e Kuq’ skadon në vitin 2023, megjithatë, Manchester United ka mundësi ta zgjasë atë edhe për një vit.