Gjimnazi i Velesit as sot nuk ua hapi dyert 16 nxënësve shqiptarë

INA
INA

7 Shtator, 2023

16 nxënësit shqiptarë të Velesit edhe sot mbetën jashtë procesit mësimor pasi akoma nuk janë pranuar në gjimnazin “Koço Racin”, në paralelen e dytë më mësim në gjuhën shqipe, shkruan Alsat.

Këtë, përmes telefonit e konfirmoi njëri prej nxënësve, i cili shtoi se premtimi i fundit që u dha nga shkolla është se me proces mësimor do të nisin të hënën po pa saktësuar nëse do të pranohen edhe nxënësit me më pak se 50 pikë.

“Na kanë thënë ne nga shkolla se ditën e hënë do të fillohet me mësim dhe do të vazhdoni të vijoni mësimin në shkollën gjimnaz. Po tis a pikë i kishe? 52. Dokumentet a i keni dorëzuar deri tash ose jo? Jo, nuk i kemi dorëzuar, ditën e hënë i dorëzojmë? Kush ju njoftoi se nga e hëna do të filloni? Atje, në Veles na thanë, nuk e njohim, mësimdhënës”, tha një nxënës.

Drejtori i gjimnazit “Koço Racin”, Ilija Popov sërish nuk i’u përgjigj thirrjeve telefonike të Alsat për të sqaruar se si do të veprohet me 16 nxënësit e mbetur. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri një ditë më parë tha se nxënësit me mbi 50 pikë patjetër të pranohen dhe paralelja e dytë shqipe do të funksionoj.

Në të kundërtën, Shaqiri nuk përjashton mundësinë e një kontrolli në këtë shkollë nëse paralelet maqedonase janë formuar me numër të duhur të nxënësve.

“Në qoftë se ndodhë që nuk bëhet ndarja në bazë të konkursit atëherë do të bëj analizën edhe të fëmijëve të cilët janë të regjistruar në paralelet e gjuhës maqedonase dhe aty do të kenë shkresë të respektojnë dispozitën ligjore e cila është në ligjin e arsimit të mesëm që numri minimal duhet të jetë 20 dhe organizimi I klasës do të bëhet në bazë të analizave të cilat I ka ministria. Nuk dua të paralajmëroj që nga katër do të bëhen tre por ndoshta edhe bëhet. Nuk mund të shihet diku një këndvështrim tjetër dhe në gjuhën shqipe një këndvështrim tjetër”, theksoi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Jozyrtarisht, Alsat mëson se në Komunën e Velesit tashmë ka arritur shkresa nga Ministria e Arsimit e cila lejon që nxënësit shqiptarë të mund të regjistrohen edhe me mbi 50 pikë. Nxënësit shqiptarë të gjimnazit “Koço Racin” në Veles kanë protestuar për disa ditë radhazi për shkak të mos-hapjes së paraleles së dytë më mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e vitit të parë./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

edita

Edita Tahiri reagon ashpër pas intervistës së Ramës në “FT”: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

INFO

NA NDIQ