Shaqiri sërish premton zgjidhjen e problemit të nxënësve shqiptarë në Veles

INA
INA

12 Shtator, 2023

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një shkrimi në rrjetin social facebook tha se ka zhvilluar takimin me kryetarin e komunës për të zgjidhur problemin e nxënësve shqiptarë të Velesit.

“Sot në kabinetin tim edhe njëherë shtjelluam problemet e paraqitura në Shkollën e mesme komunale “Koço Racin” për nxënësit që duan mësimin ta ndjekin në gjuhën shqipe bashkë me drejtorin e shkollës gjegjëse Ilija Popov dhe kryetarin e komunës Veles, Marko Kolev. Ua dorëzova edhe shkresën time të fundit me urdhërin për t’i pranuar nxënësit që duan të mësojnë në gjuhën shqipe në SHMK “Koço Racin” duke u bazuar në të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese. U zotuam të gjithë që problemi do të mbetet e kaluar. U pajtuam të gjithë që në sferën e arsimit duhet të harxhojmë energji për cilësinë dhe jo më për probleme të cilat duhet të jenë të harruara në vendin tonë. Në vend të pyetjes sa nxënës do të duhet të mësojnë në gjuhën amtare të parashtrojmë pyetjen sa nxënës punojnë në inovacione?”, ka njoftuar Shaqiri.

Ndryshe, sot është dita e 12 e fillimit të vitit shkollor dhe 16 nxënësit e gjimnazit “Koço Racin” të Velesit ende nuk kanë një përgjigje konkrete se kur do të fillojnë me procesin arsimor.

Në këtë gjimnaz nga viti i parë deri në të katërt mësojnë mbi 80 nxënës shqiptar të cilët shumicën e lëndeve i ndjekin në gjuhen maqedonase në mungesë të mësimdhënësve shqiptar. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besnik bislimi albin kurti

Kurti flet për skenarin serb në Veri të Kosovës

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot do të vendosë për evidencën në regjistrat amë

afrim bunjaku

Tragjedia e dytë në familjen Bunjaku, policit të vrarë në veri të Kosovës i kishte vdekur djali para 10 vitesh

dushan janjiq

“Borrell të mos përfshihet, të kyçet NATO…”, analisti serb flet për opsionin e rikthimit në dialogun Kosovë-Serbi

Manastiri Banjskes zvecan

Sot vendoset se si të procedohet tutje rreth zhvillimeve në veri

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

armatimi veri

Lajmi i fundit/Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

INFO

NA NDIQ