Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu

Picture of INA
INA

24/06/2024

Për kapitenin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti asgjë nuk është e pamundur dhe një kualifikim i kombëtares në fazën e 1/8 mund të ndodhë edhe pse kemi përballë Spanjën në sfidën që luhet nesër në mbrëmje në Dusseldorf.

“Besoj që gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi ende rastin me kalu grupin dhe do bëjmë më të mirë tonë nesër që të provojmë ta bezdisim Spanjën. Asgjë nuk është e pamundur në jetë dhe këtë e kamë besuar gjatë gjithë karrierës sime. Do të jetë ndeshja më e vështirë e grupit, por jemi këtu për të treguar përse jemi në këtë pozitë. Do të tentojmë ti shqetësojmë të bëjmë më të mirën.”

I pyetur nëse do të jetë më e lehtë për Shqipërinë që të dalë me 3 pikë nga kjo sfidë, pasi De La Fuente do të luajë me formacionin e dytë, Gjimshiti tha se kjo nuk përbën asnjë ndryshim pasi edhe stoli i iberikëve është i ngjashëm me 11 titullare.

“Besoj që nuk ndikon aspak se edhe formacioni i dytë është në një nivel besoj të njëjtë me formacion e parë. E dimë kë kemi përballë, i njohim kundërshtarët edhe individualisht dhe ne do të luajmë sikur ata të luanin me ekipin e parë.”

Gjimshiti u pyet edhe për skualifikimin e Mirlind Dakut për dy ndeshje pas thirrjeve kundër Maqedonisë dhe gjobat e UEFA-s në drejtim të FSHF-së pas dy sfidave të para.

Ai refuzoi të komentojë vendimet e qeverisë europiane të futbollit, duke thënë se nuk do të flasë për politikë, ndërsa pranoi se sulmuesi i kombëtares ka bërë një gabim me korin që këndoi së bashku me Tifozët Kuqezi pas sfidës me Kroacinë.

“Fillimisht mendoj se tani për tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku ka bërë një gabim dhe ka kërkuar falje dhe nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe atë që na pret. Kemi një kundërshtar shumë të fortë përballë. Nuk jam këtu për të folur për çështjet politike dhe për këto gjëra përkujdeset UEFA. Arsyeja kryesore që jemi këtu është të luajmë ndeshjen nesër pasi do kemi dhe shumë tifozë që do na ndjekin. Ndaj duhet të besojmë në veten tonë.”

TË FUNDIT
8 orë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
9 orë
Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A
9 orë
Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit
9 orë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë
9 orë
Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!...

ME TE LEXUARA

8 orë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
1 ditë
"Do largohem kur Reali të lodhet me mua", Ancelotti: Mbappe? Do t'i gjej një vend, do ta fus diku
1 ditë
Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri
1 ditë
Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur
9 orë
Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”
9 orë
Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!...
9 orë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë
9 orë
Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

LEXO MË SHUMË

manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

lukaku

Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë

araujo

Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!…

perez real

Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”

Hans flik hansi flick

Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur

keidi bare

Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri

anceloti

“Do largohem kur Reali të lodhet me mua”, Ancelotti: Mbappe? Do t’i gjej një vend, do ta fus diku

INFO

NA NDIQ