Gjimshiti shënon gol në ndeshjen e veçantë me Atalantan

INA
INA

10/11/2023

Gjimshiti shënon gol në ndeshjen e veçantë me Atalantan

Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë të edicionit aktual me Atalantan.

Ishte gol i veçantë për kapitenin e Shqipërisë, pasi këtë e ka arritur në ndeshjen e 200-të me fanellën e skuadrës italiane.

Atalanta të enjten mbrëma fitoi në shtëpi kundër Sturm Grazit në Ligën e Evropës. Ndeshja i ka takuar Grupit D kualifikues.

Ai realizoi në minutën e 50-të të ndeshjes pas tollovisë në zonë.

Me këtë fitore, Atalanta e ka siguruar edhe kalimin në fazën nokaut. Ndeshja e parë me skuadrën austriake ishte mbyllur baras, 2:2. Tani Atalanta do të luajë vetëm për vendin e parë në tabelë. Atalanta ka 10 pikë, kurse Sportingu ka shtatë pikë. Deri në fund të fazës grupore kanë mbetur edhe dy ndeshje.

Sturm Grazi mbetet me katër pikë, kurse Rakowi i fundit ka një pikë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Armando Brojës i kërkohet ta përshkruaj Ronaldon me tri fjalë, shqiptari befason me përgjigjen

Mbappe

Real Madridi me ultimatum për Mbappen

mario balotelli

Balotelli parashikon Grupin B, aty ku është Shqipëria

rocco Vata

I përfundon kontrata në mars, tre klube italiane pas lojtarit shqiptar

Pep Guardiola

Guardiola optimist se Manchester City do ta fitoj sërish Premierligën

messi

Lionel Messi zgjidhet atleti i vitit 2023

arsenal

Arsenali me fitore dramatike

Sylvinjo silvinjo

Alarmon Shakohoxha: Shqipëria ende s’e ka vazhduar kontratën me Sylvinhon, ai është i tundur nga ofertat tjera

Screenshot_2023-12-05-18-54-11-222_com.facebook.katana-edit

Klubi i karatesë “Bashkimi” nga Kumanova kërkon mbështetje për kampionatin evropian

INFO

NA NDIQ