Opozita ka shpërthyer me reagime kundër qeverisë Kurti, pas publikimit të një audio-incizimi të ri, në të cilin pretendohet se deputetja Mimoza Kusari-Lila ka biseduar me Milan Radoiçiq.
Përveç opozitës, edhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë kanë hedhur akuza e kritika të rënda, përcjell “Bota sot”.
Mirëpo, Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook, rikujtoi kohën kur në të kaluarën, kryeministri dhe presidenti i atëhershëm, Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi takoheshin me Radoiçiq.
Në videon e publikuar nga Gjinovci, shihej Haradinaj tek jepte detaje mbi takimin me kryekriminelin serb, derisa ato që thoshte ai, më pas i konfirmonte Radoiçiqi.