Gjirokastër/ 11-vjeçarja akuzon mësuesin për ngacmim seksual

Një denoncim i rëndë është bërë në Gjirokastër ku një vajzë vetëm 11-vjeç akuzon mësuesin e saj për ngacmim seksual.

Vajza në fjalë ka dy muaj që nuk ka shkuar në shkollë për shkak se ka frikë nga mësuesi.

“Hezituam të bënim denoncim për shkak të opinionit”, -thotë e ëma e fëmijës e cila ka bërë denoncimin dy muaj pasi ka ndodhur ngjarja, shkruan Report tv.

Mësuesi e ka thirrur në klasë dhe i ka thënë vajzës, e kam në dore të të vë edhe 4 edhe 10.

Ndërsa 11-vjeçarja ka thënë se e ka pështyrë mësuesi dhe ka ikur nga shkolla.