Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji korrik

Picture of INA
INA

28/06/2024

Nga rritja e çmimeve deri tek udhëtimi i ndërprerë me tren, kjo është ajo që mund të prisni në Zvicër nga muaji korrik i vitit 2024.

Korriku është një muaj festash tradicionale në Zvicër dhe pjesa më e madhe e vendit “ndalon” (në të njëjtën mënyrë si Italia dhe Franca në gusht).

Edhe qeveria është në pushim, kështu që edhe jeta politike ngadalësohet.

Për më tepër, një numër zyrash punojnë me një orar të reduktuar, kështu që mund të duket se asgjë nuk ndodh fare në vend këtë muaj, por në fakt janë duke u zhvilluar mjaft ndryshime dhe ngjarje të tjera:

1 korrik: Ndryshohet përkufizimi ligjor i “përdhunimit”

Ligji i ri penal për çështjet seksuale, që do të hyjë në fuqi më 1 korrik, do të prezantojë një përkufizim të ri të dhunës seksuale: “Jo është jo”.

Kjo është një reformë e një legjislacioni të kahershëm, i cili ka një përkufizim shumë më të ngushtë të asaj që përbën përdhunim.

Për shembull, ligji aktual kërkon që të bëhet penetrimi dhe që viktima të tregojë rezistencë që akti të kualifikohet si dhunë seksuale. Sipas rregullit të ri, megjithatë, pjesëmarrësit duhet të bien dakord me fjalë ose të demonstrojnë qartë se duan të përfshihen në aktivitet seksual. Nëse ky kusht nuk plotësohet, veprimi do të konsiderohet se ka ndodhur kundër dëshirës së personit, dhe si rrjedhim është vepër penale, transmeton albinfo.ch.

1 korrik: Çmimi i qumështit zviceran do të rritet

Ju do të duhet të paguani 3 cent më shumë për një litër qumësht – një rritje që synon të sjellë një lehtësim financiar për fermerët zviceranë të qumështit.

Por vetëm qumështi i destinuar për pirje do të bëhet më i shtrenjtë; produkti që përdoret për prodhimin e djathit nuk do të ndikohet nga rritja e çmimit.

1 korrik: Kostoja e disa ilaçeve do të rritet

Konsumatorët zviceranë paguajnë dukshëm më shumë për ilaçet e tyre sesa ata në vendet fqinje evropiane.

Nga 1 korriku, medikamentet e lira, çmimi i fabrikës së të cilave është më i vogël ose i barabartë me 15 franga, do të bëhen më të shtrenjta. Ky ndryshim do të prekë më shumë se gjysmën e medikamenteve që shiten aktualisht në Zvicër.

Si rezultat i kësaj lëvizjeje, “kosto shtesë prej disa qindra milionësh do t’u barten pacientëve”, sipas Intergenrika, e cila përfaqëson prodhuesit e barnave gjenerike në Zvicër.

Me pak fjalë, konsumatorët do të paguajnë çmime pak më të ulëta për ilaçet që më parë ishin më të shtrenjta, por gjithashtu do të përfundojnë duke paguar më shumë për ato që janë aktualisht më të lira – si gjenerikët, shkruan thelocal.

1 korrik: SBB do të ndryshojë njoftimet publike në lidhje me vetëvrasjet në shinat e trenit

Rreth 112 njerëz hidhen nën trenat në lëvizje çdo vit në Zvicër.

Kur kjo ndodh dhe treni ndalon në mes të rrugës, njoftimi i sistemit publik mbi altoparlantët me zë të lartë në tren dhe në të gjitha stacionet e ndikuar nga vonesa, citon “aksidentin personal” si një arsye për ndërprerjen.

Megjithatë, të gjithë e dinë se kjo është një fjalë kodi për vetëvrasje dhe njoftime të tilla shqetësojnë udhëtarët.

Për këtë arsye, kompania kombëtare hekurudhore zvicerane, SBB, tha se nga 1 korriku, “aksidenti personal” do të zëvendësohet nga një “ngjarje më neutrale e lidhur me një shkak të jashtëm” – e cila do të mbulojë të gjitha ndërprerjet, dhe jo vetëm vetëvrasjet.

Më shumë rritje çmimesh: ‘Paketa’ e re e Swisscom do të bëhet më e shtrenjtë

Nga 24 korriku, telekomi më i madh i Zvicrës do të braktisë paketën e tij inOne Home, e cila përfshin telefonin, internetin dhe televizionin.

Ajo do të zëvendësohet nga një shërbim i ri i quajtur Basic Home. Por duke qenë se ofron një internet me shpejtësi të lartë prej 50 Mbps në vend të 10 Mbps aktuale, kostoja e abonimit do të jetë gjithashtu më e lartë: do të rritet nga 50 franga në muaj tani në 59,90 franga.

Kalimi në paketën e re do të bëhet automatikisht, kështu që kushdo që nuk dëshiron të paguajë çmim më të lartë të abonimit duhet të njoftojë Swisscom sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajmet e udhëtimit në korrik: trenat ndërkombëtarë ka të ngjarë të mos jenë të besueshëm

Arsyeja është bollëku i shesheve të ndërtimit në gjithë Evropën, të cilat ngadalësojnë, ose prishin fare orarin e trenave.

TË FUNDIT
12 orë
Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër
14 orë
Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasje në Gjermani
14 orë
Mediat zvicerane shkruajnë për garat ilegale në Kosovë me vetura me targa të Zvicrës
1 ditë
“Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro
3 ditë
Lirohet nga akuzat kosovari i cili dyshohej për akte seksuale me një fëmijë

ME TE LEXUARA

1 ditë
“Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro
14 orë
Mediat zvicerane shkruajnë për garat ilegale në Kosovë me vetura me targa të Zvicrës
14 orë
Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasje në Gjermani
12 orë
Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër

LEXO MË SHUMË

vjedhje

Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasje në Gjermani

Ferrari bugati

Mediat zvicerane shkruajnë për garat ilegale në Kosovë me vetura me targa të Zvicrës

mergimtar

“Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro

GJYKATA

Lirohet nga akuzat kosovari i cili dyshohej për akte seksuale me një fëmijë

eset jashari

Eset Jashari nga Kumanova rrëfen jetën e rëndë për tu vendosur në Zvicër

shofer-bus

Aksidentohet në Itali autobusi me turistë nga Shqipëria, 16 të lënduar

tetova

Mërgimtarët gjallërojnë Tetovën, por ankohen për çmime të larta: Më shtrenjtë se në Zvicër!

Foto: Ilustrim

Itali, e çoi në një kamp veror, 7-vjeçarja shqiptare mbytet në liqen (FOTO)

INFO

NA NDIQ