Gjithë kjo ngritje e zërit për “Ndryshime Kushtetuese”, por çfarë ndryshimesh?

Picture of ina-online
ina-online

11/08/2023

shkruan: Lirim Begzati

Pesha e Kushtetutës është aq e madhe sa që nuk është befasi që ky akt themelor juridik i një shteti përmendet pareshtur në përditshmërinë e skenës politike të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që tingëllon më së tepërmi është thënia “ndryshime kushtetuese”. Edhe kjo nuk është një rastësi pasi që Kushtetuta e vendit akoma nuk shtrihet në binaret e rrugës që duhet të çojë drejt konsolidimit të reformave të shumëfishta të vendit, e as në binaret e rrugës që çonë drejt Evropës.

Diskursi dhe debati aktual dominues është i fokusuar posaçërisht në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, duke anashkaluar apo minimizuar shumë çështje tjera që do të duhej të përfshihen në këtë akt themelor.

Këtu me siguri se “fajin” nuk e ka Kushtetuta, por ata që duhet të përkujdesën për mirëqenien e saj, ata të cilët do të duhej të gjejnë konsensuse, të reflektojnë dhe gjykojnë objektivisht, konformë kërkesave të kohës dhe nevoja reale të vendit.

Nëse këto parametra mungojnë, parashtrohet pastaj edhe pyetja se sa do të ishin të vlefshme edhe ndryshimet eventuale që do të vinin si pasojë e presioneve nga jashtë, nga të huajt, apo si pasojë e kalkulimeve të interesave gati se ekskluzivisht partiake.

Kjo analizë mbështetet në faktin se edhe miratimi i ndryshimeve të pritura, qoftë edhe përmes një teksti të përsosur juridik, nuk do të ishte aq i frytshëm sa mendohet nganjëherë, derisa gjërat vendosen nën klimën e llogarive dhe interesave të ngushta partiake apo nën presionin e të huajve.

Ndryshe me thënë, Kushtetuta nuk është ajo e cila do të kishte “kapacitet” t’i zgjedh të gjitha ato telashe te akumuluara në skenën e Maqedonisë së Veriut.

Kushtetuta është diçka, partitë politike, por edhe politikat e tyre janë diçka tjetër, çështja e konsensusit shoqëror është diçka tjetër, e realitetet janë po ashtu diçka tjetër. Për me gjetur një ekuilibër dhe harmoni në mes të këtyre komponentëve nuk është një punë e lehtë!

Në Maqedoni të Veriut, konteksti aktual nuk është fatkeqësisht shpresëdhënës për me e shprehur optimizmin se miratimi i ndryshimeve të duhura kushtetuese do të jetë lehtë i realizueshëm. Aq më pakë edhe për jetësimin praktik të ndryshimeve të pritura.

Më kujtohet ndërkohë një bisedë me një ekspert evropian të së drejtës kushtetuese, i cili para dy dekadave ishte dërguar në Shqipëri për dhënien e kontributit në kuadër të miratimit të Kushtetutës së re. Në bisedë me autoritetet e atëhershme shqiptare, pas sugjerimeve që ai i kishte dhënë se duhet të plotësohen disa kushte paraprake para se të mendohet për ndryshime rrënjësore, menjëherë i ishte bërë me dije tij se kjo nuk është aq e rëndësishme, pasi kryesorja është të bëhen ndryshime për me i treguar Evropës se Shqipëria ecë drejt reformave të rëndësishme legjislative.

Nëse ekziston ndonjë dokument juridik i cili është tejet alergjik ndaj premtimeve boshe, atëherë ai është padyshim Kushtetuta e një shteti. Dokumenti i tillë duhet të ngërthej në vete dispozitat më të rëndësishme që ia japin tij epitetin e ligjit themelor të vendit, por jo vetëm kaq pasi kërkohet edhe zbatueshmëria e tij, e jo vetëm demonstrimi i “terminologjive të bukura” juridike apo reflektimi i vullneteve individuale të disa akterëve politikë!

Ndër sfidat më të rëndësishme, me siguri do të ri-shpaloset tani edhe reflektimi apo materializimi sa më i drejtë në Kushtetutë i realitetit multietnik të Maqedonisë së Veriut, definimi, për shembull, sa më i drejtë i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, ku padyshim e hasim edhe çështjen e gjuhës.

Por edhe kjo nuk do të mjaftonte, pasi që ndryshimet e pritura duhet domosdo të shoqërohen me mekanizmat institucionalë dhe politikë të nevojshme për implementimin e tyre, i cili kërkon një formë tjetër të menaxhimit të pluralizmit politik, përshirë këtu edhe domosdoshmërinë e konsensusit të gjerë shoqëror.

Kohëve të fundit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha diçka tejet të vërtetë duke u shprehur, ndër të tjerat, se për dalje nga kriza aktuale kërkohet “një konsensus shoqëror”. Por realitetet e vendit dëshmojnë se kjo thënie është shprehur pikërisht në një moment ku hasim shumë gjëra në këtë shtet përveçse konsensusit shoqëror.

“Një Kushtetutë e mirë nuk mund të mjaftojë për të bërë një popull të lumtur, por një kushtetutë e keqe mund të jetë e mjaftueshme për t’a bërë të palumtur”, është një thënie kjo e një juristi të famshëm francez.

TË FUNDIT
2 ditë
Arben Taravari dhe UÇK-ja
3 ditë
Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria
4 ditë
Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut
6 ditë
Rufi Osmani dhe humbja e një shansi historik!
1 javë
Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Arben Fetai

Arben Taravari dhe UÇK-ja

himara

Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

etem xheladini

Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut

rufi osmani

Rufi Osmani dhe humbja e një shansi historik!

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

regjistrimi popullsise shqiperia popullsi

Regjistrimi 2023 nxjerr zbuluar një megaskandal të manipulimit antishqiptar të regjistrimit 2011

enver hasani

Për Kadarenë, pak më ndryshe !

Vullnet Poshka

Përballja e parë Biden-Trump, Amerikanët nën ethet e zgjedhjeve

ejup berisha

Kryeministri i parë shqiptar nuk e meritoi as epitetin e një eprori të ndonjë organi protokolar administrativ qeveritar e lëre më historik

INFO

NA NDIQ