Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.01.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 gjoba, ndër të cilat shtatë gjoba për drejtim mjeti pa patentë shofer, 9 masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tri gjoba për automjete të paregjistruara…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.(INA)