Gjoba për 170 këmbësorë në gjithë territorin e vendit

Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme nga ora 12:00 deri në orën 17:00 ka zhvilluar kontrolle të intensifikuara në të gjithë territorin e vendit dhe janë sanksionuar 170 këmbësorë.

Gjithsej 149 sanksione janë për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë për kalim në semafor të kuq. Nga këto gjoba 34 prej tyre në territorin e SPB Manastir, 32 në territorin e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 114 shkelje të tjera. (INA)