MPB njofton se dje ka në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 132 masa në trafik.
“Ministria e Brendshme dje (17.03.2022) ka vijuar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 masa, nga të cilat 45 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për automjete të paregjistruara.
Pesë masa janë dhënë për përdorimin e celularit, gjashtë gjoba për shofer fillestar, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 38 për parkim të paligjshëm”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në trafik.