Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar gjithsej 386 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ministria e Punëve të Brendshme në vazhdimësi bën thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me COVID-19.