Gjokoviç dëbohet nga Australia, humbet gjyqin, ikën për Dubai

Tenisti serb Novak Gjokoviq do të largohet nga Australia pas një orë, pasi gjykata vendosi kundër tij sot.

Gjokoviqit i është refuzuar viza dhe kësisoj nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin në “Australian Open”.

Pas vendimit të sotëm të gjykatës, Djokovic do të largohet nga Australia.

Gjokoviq tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer”, por se e respektonte vendimin. “Unë do të bashkëpunoj me autoritetet përkatëse në lidhje me largimin tim nga vendi”, tha ai në një deklaratë.

Tenisti ishte planifikuar të luante ndeshjen e tij të parë të hënën. Gjatë seancës gjyqësore të së dielës përpara një paneli prej tre gjyqtarësh, avokati i Gjokoviç argumentoi pa sukses se arsyet e dhëna nga qeveria ishin “të pavlefshme dhe të palogjikshme”.

Gazetari australian, Paul Sakkal raporton se pas 11 ditëve, tenisti serb do të largohet nga Australia, pa e arritur qëllimin që e kishte. Rreth orës 12:30 me kohën tonë lokale, ai do të fluturojë në drejtim të Dubait.