Tenisti serb Novak Gjokoviq nuk do të mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara për shkak se nuk është vaksinuar kundër koronavirusit, që do të thotë se nuk do të lejohet të garojë në US Open, njoftoi senatori i Floridës, Rick Scott.
Ai shkroi se Gjokoviq nuk do të lejohet të luajë në turneun Indian Wells dhe Miami, por më i rëndësishmi është US Open, i cili nëse fiton do t’i japë Gjokoviqit avantazh ndaj Rafael Nadal në listën e të gjitha kohërave.
Gjokoviq dërgoi një kërkesë në SHBA për përjashtim, pra leje të posaçme hyrjeje, por ajo u refuzua.
“Sapo jam informuar se Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka refuzuar kërkesën e Novak Gjokoviq, duke e bërë atë të papërshtatshëm për turneun Indian Wells dhe Miami. Joe Biden tani duhet ta rregullojë këtë, dhe ta lejojë atë të konkurrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Rick Scott.
Turneu në Indian Wells është planifikuar nga 6 deri më 19 mars, ndërsa në Miami nga 19 deri më 2 prill. US Open është në program nga 28 gushti deri më 10 shtator, kështu që tenisti serb dhe ekipi i tij ligjor do të kenë kohë për të luftuar për një paraqitje në turneun Grand Slam. (INA)