Komuna e Kisella Vodës nuk do të paguajë as edhe një denarë për dënimin e shqiptuar nga Qyteti i Shkupit për hedhjen e mbeturinave para deponisë rajonale “Drislla”, shkruan TV21. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i Kisella Vodës i cili thekson se dënimi prej 90 mijë eurove i shqiptuar nga inspektorët e Qytetit të Shkupit nuk ka bazë sepse deponia “Drislla” është jashtë kufijve të qytetit të Shkupit dhe jashtë kompetencave të Qytetit.
Gjorgjievski theksoi se për këtë dënim ende nuk kanë marrë njoftim zyrtar megjithatë njoftoi se do të dorëzojnë padi penale kundër Qytetit të Shkupit, kryetares Danella Arsovska dhe drejtoreshës së NP Higjiena Komunale, Kosana Maznevës.