Një 37-vjeçar është plagosur sonte në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se një person është plagosur në një lokal, teksa ka shtuar se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, derisa nuk ka bërë të ditur nëse dikush është arrestuar.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Jozyrtaisht mësohet se personi i plagosur në Prishtinë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.