“Gjuha e urrejtjes në baza etnike, 1076 raste vetëm gjatë vitit”

ina-online
ina-online

22/12/2023

Gjithsej 1076 raste të përdorimit të gjuhës së urrejtjes janë evidentuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në vendin tonë.

Ndërsa gjuha e urrejtjes që më së shumti është përdorur nga qytetaret e vendit tonë për këtë vit ka qenë ajo në bazë të përkatësisë etnike.

“Sa i përket përkatësisë etnike, është vërejtur fjalimi i dy bashkësive etnike më të mëdha në vendin tonë, maqedonasit dhe atij shqiptar, dhe janë përdorur ato fraza si, vdekje për shqiptarët, vdekje për kaurët, Shqipëri e madhe, që më pas kanë shkaktuar thirrje të mëtejshme për spastrim etnik dhe kthimi i luftës së viti 2001, apo frazat si Maqedonia e pastër, këto janë frazat që janë vërejtur gjatë gjithë vitit”, deklaroi për Alsat, Sllavica Anastasovska, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Përveç 585 frazave ofenduese dhe shprehjes së gjuhës së urrejtjes ndaj përkatësinë etnike, nga qytetarët e vendit tonë është përdorur gjuhë urrejtje edhe ndaj orientimit dhe identiteti gjinor dhe ndaj përkatësisë politike.

“Ngacmimi në vendin tonë është shkalla apo forma më e keqe e urrejtjes që parashikohet në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Deri në nëntor 2023, komisioni ka proceduar 497 ankesa, gjysma prej të cilave, 246, janë për shprehje shqetësuese në media”, tha Igor Jadrovski – nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

IZETT-1392x928

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

Taravari Gostivar

Taravari: Për pak orë mblodhëm 8 mijë nënshkrime

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

INFO

NA NDIQ