Gjuha shqipe nuk zbatohet edhe në Institucione të drejtuara nga kuadro shqiptarë

Picture of designer@fetishimedia.ch

30/01/2022

Ligji i gjuhëve që rregullon gjuhën shqipe si zyrtare nuk zbatohet madje as tek disa ministri me të cilat drejtojnë ministra shqiptarë.

Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ka konstatuar mosrespektim të këtij edhe tre vjet pas hyrjes në fuqi. Nga 19 inspektime të realizuara, janë regjistruar së paku 13 raste kur Institucionet nuk e zbatojnë ligjin për gjuhët.

“Aktvendimet që janë miratuar me vërejtje janë: Ministria e Arsimit dhe shkencës, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Punëve dhe Politikës Sociale, Ministria e Vetëqeverisje Lokale, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe Ujësjellës dhe Kanalizime-Shkup. Kemi pasur një ankesë në Kumanovë dhe një në Komunën e Bërvenicës”, deklaroi për Alsat, drejtori i Inspektoratit të Gjuhëve Fatmir Iseni.

Sipas tij, shumica e institucioneve të mësipërme arsyetohen me mungesën e përkthyesve, por sipas tij këto institucione kanë mundur të zgjidhin këtë problem përmes sistematizimit. Sipas informacioneve të Alsat, Ligji nuk gjen zbatimin e duhur edhe në organet e drejtësisë, sidomos në prokurori.

Numri i inspektorëve që janë në dispozicion për të monitoruar të gjitha institucionet në vend është i vogël. Në bazë të sistematizimit vetëm në kryeqytet janë paraparë 32 inspektorë, por Inspektorati akoma nuk ka marrë dritë jeshile nga Ministria e Financave. Për momentin me licencë janë të pajisur 3 inspektorë, ndërsa edhe 5 të tjerë pritet të pajisen në muajin maj.

Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në çdo institucion qytetarët kanë të drejtë që dokumentet t’i kërkojnë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në rast se kjo nuk ju mundësohet, rastin mund ta paraqesin në zyrat e Inspektoratit ose ne faqen zyrtare të këtij institucioni./Alsat.mk

TË FUNDIT

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

FSK në qendër të vëmendjes në Pentagon – Jashari prezanton zhvillimet

“Pentagoni gati për luftë nëse Trump urdhëron!”

Prokuroria ngrit procedurë për incidentin e djeshëm në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË