Arben Ibrahimi
Gjuha shqipe
Është e vështirë të përshkruhet, gjuha e gjuhës sonë!
Është e rëndë të thuhen ato fjalë, përmasa e të cilave nuk dalin as sesi nga një artikulim i thjeshtë i të folurit!
Jo,jo…
Kot mundoheni?!
Është e rëndë të flitet thjeshtë me atë gjuhë?!
Kur flet gjuha jonë e botës së rëndomtë,
Flet dheu…
Koha heshtë, kur ajo nisë e rrëfen!
Heshtë edhe jeta e mitur që padjallëzisht luan, si një fëmijë mbi botën e vërtetë të fshehur…
Gjuha jonë…
Gjuha jonë është një dhe i fundosur!
Një nënë që vdes për të lindur një shprehje e re e jetës së bukur premtuese?!
Ajo është një ligjeratë e rëndë e një ligjëruesi të pa përligjur…
Klithmë e rëndë determinuese në botën e fjalëve pezull që lundrojnë në detin e përmbytjes së madhe të fjalëve të panumërta…
Ajo botë e rrallë e të shkruarit dhe të thënurit shkurt, të gjërave kaq të pafundshme; është e gjuhës sonë!
Dhe shqip flet…
Tanimë që të gjithë e njohin atë barkë madhështore që lundron nëpër kohë…
Atë anije që mbrenda i mba çiftet e jetës së gjallë të një kuptimi…
Dhe me Noen në timon,
Drejt ribërjes ajo na shpie…
Drejt rikrijimit ajo na çon!
Është e madhe dhe ëmbël gjuha jonë!
Kjo gjuhë e vdekjes së idhët që krijohet…
Si gjuhë në ligjërimin e pa fund ,të një fillimi të ri.