Gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare, në Turqi do të mësohet shqip

Gjuha turke është vendosur si lëndë zgjedhore në shkollat shqiptare. Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë.

Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.

Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Në nenin 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor. Qeveria shqiptare ka botuar në datë 2 mars 2021 në Fletoren Zyrtare një vendim të datës 24 shkurt lidhur me bashkëpunimin në fushën e arsimit. Sipas kësaj marrëveshje parashikohen disa bashkëpunime mes vendit tonë dhe atij turk në arsim.

Një marrëveshje tillë ama nuk parashikon se si do të trajtohen çështjet e karakterit historik mes dy vendeve, kur Perandoria Osmane ka qenë pushtues i vendit tonë për rreth 5 shekuj. A do të ndikojë historia dhe marrëdhënia e gjatë e dy vendeve në atë që të vendimin e qeverisë quhet si përmirësimi i materiale arsimore? Duket se Turqia, përpos interesit ekonomik, ka vendosur që të bëjë një hap para edhe në sektorin e arsimit lidhur me vendin tonë duke lënë hapësirë për dyshime./Abcnews.al