Gjuha turke në shkollat në Shqipëri, Xharra: Ndihem e poshtëruar nga vendimi i Edi Ramës

Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, për bashkëpunim në fushën e arsimit. Ajo ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, se po e bën Shqipërinë “vilajet turk”, duke thënë se pë historinë shqiptare, tani do të vendos ai që na përdhunoi për 6 shekuj.

Xharra ka thënë se ndihet e poshtëruar nga ky vendim i Ramës. “Edi Rama e bëri Shqipërinë vilajet turk. Për historinë tonë do vendos ai që na përdhunoi gati 6 shekuj. Plus viteve të fundit. Madje edhe planprogramet do t’i desekularizojë si shkollat e Erdoganit. Berisha na fundosi me shoqatat ekstremiste islamike, ky duke na poshtëruar me këtë despotin neoosman. Unë si shqiptare ndihem e poshtëruar me këtë vendim. Tirana le të ecë Stambollit a Moskës – se e ka bërë traditë atë rrugë. Ne nuk do të humbemi”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke. Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor. Në nenin 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor. Qeveria shqiptare ka botuar në datë 2 mars 2021 në Fletoren Zyrtare një vendim të datës 24 shkurt lidhur me bashkëpunimin në fushën e arsimit. Sipas kësaj marrëveshje parashikohen disa bashkëpunime mes vendit tonë dhe atij turk në arsim.

Një marrëveshje tillë ama nuk parashikon se si do të trajtohen çështjet e karakterit historik mes dy vendeve, kur Perandoria Osmane ka qenë pushtues i vendit tonë për rreth 5 shekuj. A do të ndikojë historia dhe marrëdhënia e gjatë e dy vendeve në atë që të vendimin e qeverisë quhet si përmirësimi i materiale arsimore? Duket se Turqia, përpos interesit ekonomik, ka vendosur që të bëjë një hap para edhe në sektorin e arsimit lidhur me vendin tonë duke lënë hapësirë për dyshime./Abcnews.al