Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

Picture of ina-online
ina-online

28/09/2023

Narrativë për gjenocid dhe etnocid të popullit maqedonas, narrativë për bullgarizim, dezinformata dhe manipulime për çështje historike, dezinformata lidhur me rrezikun për gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe narrativë antiperëndimore dhe antievropiane.

Këto ishin disa nga dezinformatat që kanë qarkulluar nëpër media gjatë raportimit për ndryshimet kushtetuese, e që i nxjerr në pah analiza e Institutit për media dhe analitikë.

“Në kontekstin e ndryshimeve kushtetuese përsëri aktivizohej dhe Akoma është aktiv grupacioni I propaganduesve pro rus, që janë të lidhur me emrin ‘manifesti maqedonas’, ku shkruhen letra të hapura jo vetëm ndaj Putinit dhe liderët e tjerë, promovuan narrative antiperëndimore dhe antievropiane, të mbushura me dezinformata dhe teori të konspiracionit, që e kanë forcuar narrativin për gjenocid identitar”, tha Zharko Trajanovski, autor i hulumtimit.

Në publikimin e titulluar “Ndryshimet kushtetuese në media, dezinformatat, manipulimet mediatike gjuha e urrejtjes” theksohet se gjatë kësaj periudhe në disa media ka pasur përshkallëzim të gjuhës së urrejtjes.

“Nëse në periudhën e kaluar kur bënim analiza për gjuhën e urrejtjes gjatë kohës së propozimit francez, nëse atëherë kemi thënë se ka shpërthyer, tani shohim eskalim të atij shpërthimi. Jo rrallëherë, kryesisht në rrjetet sociale, ky lloj I gjuhës së urrejtjes përfundon edhe me thirrje për likuidim fizik”, tha Zoran Bojarovski, autor i hulumtimit.

Njëri nga autorët e kësaj analize, Sefer Tahiri tha se në këtë drejtim mediat në gjuhën shqipe kanë pasur një qasje më objektive. Por gjatë kësaj periudhe, këto media ndryshimeve kushtetuese u janë qasur edhe nga një tjetër dimension, siç është shfrytëzimi I momentit të hapjes së kushtetutës për ndryshimin e përkufizimit statistikor të gjuhës shqipe, si gjuha e 20 përqindëshit dhe zëvendësimi I saj me emrin gjuha shqipe.

“Vlerësoj se mediat në gjuhën shqipe kanë pasur qasje objektive, korrekte dhe të balancuar, sa I përket prezantimit të qëndrimeve të faktorëve të ndryshëm politik, por me një theks se kanë pasur qëndrim kritik ndaj pozivioneve të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e cila cilësohet si bllokuesja kryesore e proceseve integruese”, tha Sefer Tahiri, autor i hulumtimit.

Duke ju referuar raportit të Reporterëve pa kufij, në analizë konstatohet se polarizimi politik përforcohet përmes sistemeve paralele mediatike, të krijuara nga partitë e pushtetit apo opozitës. /Alsat.mk

TË FUNDIT
2 orë
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
2 orë
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
3 orë
Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime
4 orë
Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë
4 orë
Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

10 orë
Mickoski: Parku më i madh i mullinjve me erë në rajon do të sjellë 630 vende të reja pune
2 orë
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
15 orë
Plotësohen vendet e deputetëve që u bënë ministra
10 orë
Gjyqtarët kushtetues morën kërcënime nga ish-deputeti Samka Ibraimoski
2 orë
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
15 orë
Maqedonia e Veriut renditet e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit
9 orë
Taravari: Duhet të sjellim ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat, nuk ka nevojë për balancuesin kur kemi ligjin
14 orë
Tre të plagosur rëndë nga Maqedonia, vendim i çuditshëm i gjykatës austriake

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

Screenshot_11-28-780x439

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

Mucunski stoltenberg

Mucunski: Mbetemi një anëtar i besueshëm i NATO-s me një kontribut të rëndësishëm për paqen globale

pushk-gjahu

Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

burgu-idrizove

Ndërroi jetë i burgosuri që u rrah në Idrizovë, Prokuroria nis hetimet

INFO

NA NDIQ