Gjukanoviç, apel Europës: nëse ja doni të mirën Ballkanit, mos e lini jashtë

0

Në Ditën e Pavarësisë së vendit të tij, presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha se nëse Europa ia do të mirën Ballkanit, nuk duhet ta lërë të pa anëtarësuar këtë rajon.

“Ne besojmë në idenë e një Evrope të bashkuar dhe të forca e Bashkimit Europian për t’u dhënë përgjigje sfidave bashkëkohore. Ne besojmë se politika e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është një pjesë e rëndësishme e vizionit të një të ardhmeje evropiane”, tha Gjukanoviç.

Ai vlerësoi faktin se Mali i Zi pos që është vend i NATO-s dhe ka hapur negociatat me BE-në, nuk ka asnjë çështje të pazgjidhur me fqinjët e saj.