Gjukanoviq dhe Millatoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/03/2023

Presidenti veteran i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të përballet në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatoviq, më 2 prill, pasi asnjëri prej shtatë kandidatëve në garën për president nuk kanë arritur të fitojnë 50 për qind të votave.

Qytetarët e Malit të Zi kanë votuar të dielën për të zgjedhur presidentin e vendit.

Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në zgjedhje ka shkuar në 63.6 për qind.

Gjukanoviq ka thënë se është i kënaqur me rezultatin.

“Kam fituar më shumë se 120.000 vota, ky është rezultat i vlefshëm. Kjo është përparësi serioze ndaj kandidatit tjetër. Ne jemi të gëzuar për një nivel të tillë të mbështetjes, dhe kjo është bazë e mirë që do të na çojë drejt fitores”.

Ish-ministri Millatoviq, ekonomist pro-evropian nga lëvizja Evropa Tani, ka thënë se rezultati i tij përbën fitore në këto zgjedhje.

“Kam premtuar se do të fitojmë, dhe fituam. Kjo është fitore për të gjithë ata që janë diskriminuar në 30 vjetët e fundit, fëmijët e të cilëve janë larguar nga Mali i Zi, për ata që nuk ka pasur drejtësi. Ne do ta dërgojmë Gjukanoviqin në pension politik, më 2 prill”.

Rezultati zyrtar nuk pritet të publikohet disa ditë, për shkak të shqyrtimit të ankesave.

Gjukanoviq ka shërbyer si president, ose kryeministër, i Malit të Zi, për 33 vjet.

Përveç Gjukanoviqit dhe Millatoviqit, në garë kanë qenë edhe: Andrija Mandiq, politikan pro-rus dhe pro-serb, Alleksa Beçiq, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe udhëheqës i Demokratëve; Goran Danilloviq, kandidat i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar; Draginja Vuksanoviq Stankoviq nga Partia Socialdemokrate dhe Jovan Joxhir Radulloviq, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.

Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s, ka rreth 625.000 banorë.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 542.154 qytetarë./REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari VLEN

Taravari thirr aktivistët e ASH-së: Hajdeni në VLEN, mos u bëni patericë e dikujt

grubi gostivar

“Fronti” në Gostivar/ Grubi: Spektakël, i bje pishman nëse s’vjen!

sllavjanka

“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit

Ministria-Arsimit

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat ​​e mesme në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Tre të rinj humbin jetën në një aksident të rëndë në Kërçovë, 4 të tjerë të plagosur

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Bartësit e listës për deputetë të VLEN në njësinë e 6 zgjedhore (Emrat)

LSDM

LSDM: Nuk ka ndryshim në VMRO-DPMNE, mbi 80% e listave janë po ata deputetë që kanë bërë bllokada aktive

kuvendi talat xhaferi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut përmbyll mandatin, shpërndahet më 1 prill

Lajcak

Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri

INFO

NA NDIQ