Gjukanoviq fajëson Shqipërinë dhe Kosovën për humbjen në Malësi

0

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanovic fajëson ndërhyrjen e Shqipërisë dhe të Kosovës për humbjen e zgjedhjeve lokale në Malësi.

Gjukanovic e ka bërë të qartë pakënaqësinë e tij në mënyrën se si zyrtarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kontribuan në humbjen e partisë së tij në zgjedhjet lokale në Malësi, shkruan Balkan Insight në gjuhën angleze.

Forumi Shqiptar në zgjedhjet historike të 3 marsit fitoi gjysmën e vendeve në Kuvendit e Tuzit.

Gjatë fushatës zgjedhore, në mes zyrtarëve tjerë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bënë thirrje për unitet ndërshqiptar në mbështetje të koalicionit shqiptar.

Gjukanovic nuk e fshehë zhgënjimin e tij. “Gjithmonë përpiqem të mos ndërhyj në proceset politike në vende të tjera. Unë kurrë nuk kam dalë me këshilla për votuesit malazezë në asnjë vend, ndërsa këtu kemi pasur rekomandime të tilla … që kanë ndikuar në këtë rezultat, “tha Gjukanovic të mërkurën. Forumi Shqiptar, i cili mban 16 nga 32 vendet në Kuvendin lokal të Tuzit, ka ftuar Partinë boshnjake, Socialdemokratët dhe Demokratët në bisedime për formimin e një shumicë stabile, tha kreu i koalicionit shqiptar Nik Gjeloshaj.