Gjukanoviq ngrit alarmin: Ballkani rrezikon kthimin në luftë

Picture of INA
INA

19/05/2025

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës me temën “Marrëdhëniet rajonale dhe sfidat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor”. Ai dha një paralajmërim të fuqishëm: pa perspektivë të qartë evropiane, rajoni rrezikon të rrëshqasë sërish drejt konflikteve dhe nacionalizmave destruktivë.

“Evropa sot nuk ka më vullnet e as guxim strategjik për të përmbyllur bashkimin e kontinentit. Ndërkohë, shtetet e Ballkanit kanë humbur vizionin, janë mbytur në paaftësinë e tyre dhe kanë harruar reformat,” deklaroi Gjukanoviq.

Ai shtoi se në këtë vakum po lulëzojnë ideologji të rrezikshme të së kaluarës dhe se stabiliteti nuk është i përjetshëm, ndërsa Ballkani ka mbetur “i zënë peng në përsëritjen e historisë”, transmeton Periskopi.

Gjukanoviq paralajmëroi se po rikthehen nacionalizmat, dhe se Mali i Zi po përballet me “sulme brutale të projektit të botës serbe”, një formë moderne e ideologjisë së “Serbisë së Madhe”, e cila, sipas tij, nuk kursen as Bosnjën e Hercegovinën, as Kroacinë.

“Sot, si në të kaluarën, vihet në pikëpyetje identiteti shtetëror dhe kombëtar i Malit të Zi. Kjo është përpjekje për ta përfshirë atë në një ‘botë serbe’ që është e rrezikshme dhe destabilizuese për gjithë rajonin,” u shpreh ai.

Ai tha se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) është shndërruar në instrument të fuqishëm të politikës nacionaliste të Beogradit dhe agjent i ndikimit rus në rajon.

“Në vitin 2020, KOS mori rolin që dikur e kishte ushtria apo shërbimet sekrete të Jugosllavisë – u përdor për ndryshim pushteti në Mal të Zi. Kjo është një ofensivë që nuk ndalet.”

Gjukanoviq rikujtoi tentativën për grusht shteti në Mal të Zi më 2016, që sipas tij, u organizua nga shërbimet sekrete ruse me ndihmën e elementëve në Beograd, për të penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Dështoi atëherë, por ofensiva ruse dhe serbe u intensifikua më 2020. Kemi përballë një projekt të rrezikshëm, me përmasa gjeopolitike. Nëse nuk reagohet me kohë, pasojat mund të jenë të rënda.”

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në një udhëkryq historik, dhe se lufta nuk është diçka e pamundur nëse nuk ruhet stabiliteti.

“Luftën e kemi provuar dhe përfundoi tragjikisht. Kush luan me idenë e rishikimit të marrëveshjes së Dejtonit, duhet ta dijë: kjo është lojë me zjarrin”, paralajmëroi Gjukanoviq. /Vijesti

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË