Gjumashët kanë nivele të larta të “kolesterolit të keq”

INA
INA

06/02/2024

Individët e shtyrë në moshë të cilët flenë shumë orë, kanë një nivel të lartë të LDL-kolesterolit (“kolesterolit të keq”) dhe sasi të ulët të HDL-kolestrolit (“kolesterolit të mirë”), njoftojnë shkencëtarët holandezë.

Qe një kohë të gjatë rekomandohet që gjumi të jetë afërsisht tetë orë në ditë.

Personat të cilët flenë më pak se shtatë orë dhe personat të cilët flenë më shumë se tetë orë në ditë, janë të rrezikuar për të pasur probleme me zemër, pavarësisht se shkencëtarët ende nuk kanë arritur ta gjejnë lidhshmërinë e gjumit me sëmundjet kardiovaskulare.Ekspertët holandezë nga qendra mjekësore “Erasmus’ në Roterdam, janë nisur nga hipoteza se kolesteroli mund të jetë një faktor i përfshirë në çështjen e lidhshmërisë së orëve të gjumit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ata kanë analizuar nivelin e kolesterolit te afër 800 meshkuj të moshave ndërmjet 57 dhe 97 vjeçar, të cilët vullnetarisht kanë qenë pjesëmarrës në studim.Rezultatet kanë treguar se personat që flinin më tepër kishin nivelet e larta të “kolesterolit të keq”.Sipas autorëve të studimit personat që kalojnë më shumë kohë në shtrat janë më pak aktivë dhe për pasojë kanë dhe nivel më të lartë të kolesterolit. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

stres

Qytetarët e RMV vuajnë nga ankthi dhe tensioni i lartë i gjakut

Veshi-750x470

Ju fishkëllojnë veshët? Ja çka tregon kjo për shëndetin tuaj

mjalti

Hojet e bletëve me vlerat më të mira për shëndetin

klinika zhan mitrev

Klinika Zhan Mitrev 24 vjet – 1 milion ekzaminime dhe 400,000 histori suksesi

gripi-sezonal

Ulet numri i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni

fruthi

Fruthi po kërcënon edhe Maqedoninë!

ushqim2-707x383-600x360

Ushqimet që duhet me patjetër t’i shmangni në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

pem

Mbron zemrën dhe trurin: Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të hani, sipas dietologëve

INFO

NA NDIQ