Gjykata argjentinase kthen nga e para gjyqin për vdekjen e Diego Armando Maradonës

Picture of INA
INA

30/05/2025

Gjykata argjentinase ka vendosur të anulojë gjykimin për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona, duke urdhëruar që procesi të nisë nga e para.

Vendimi u mor këtë të enjte, ndërsa gjykimi kishte nisur më 11 mars të këtij viti.

Shkak për këtë anulim u bë dyshimi për njëanshmëri ndaj gjyqtares Julieta Makintach, e cila kishte lejuar xhirimin e një dokumentari rreth çështjes, duke ngritur pikëpyetje mbi paanësinë e saj në këtë proces të ndjeshëm.

Shtatë profesionistë të shëndetësisë po akuzohen për vrasje, pas vdekjes së Maradonës në nëntor 2020, ndërsa ishte në trajtim në shtëpi, në periferi të Buenos Aires-it.

Ata dyshohen për neglizhencë dhe mungesë kujdesi në ndihmën ndaj ish-futbollistit, i cili vdiq në moshën 60-vjeçare.

Prokurori Patricio Ferrari theksoi se “çfarë ka ndodhur në seancat e fundit përbën një çështje serioze institucionale”, duke vënë në pah rëndësinë e rishikimit të procesit.

Që nga seanca e dytë ishte ndaluar filmimi i procedurave, por pakënaqësitë vazhduan.

Gianinna Maradona, vajza e Diego-s, u shfaq e përlotur dhe denoncoi publikisht një “manipulim të tmerrshëm”, duke akuzuar mjekët se kishin krijuar një skenar të rremë për ta lënë të atin të vetëm në shtratin e vdekjes.

Me anulimin e gjykimit, çështja do të nisë nga e para, duke shtyrë edhe më tej dhënien e drejtësisë për një nga figurat më të mëdha të futbollit botëror.

TË FUNDIT

Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë

Lëshohet rruga e rikonstruktuar Ohër – Shën Naum! 24.3 kilometra, investim 11.7 milionë euro

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË