Gjykata e Apelit ka shkelur ligjin në rastin “Alfa”

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/01/2023

Gjykata e Apelit, respektivisht trupi gjykues në rastin “Alfa” ka vepruar në kundërshtim më Ligjin e procedurës penale në ankesën e Almir Derplanin për lartësinë e dënimit. Raporti i Këshilli Gjyqësor, të cilin e ka siguruar Alsat konstaton se këshilli që ka vepruar në këtë lëndë në krye me gjykatësin Zoran Dimitrievski ka lejuar zvarritjen e procedurës edhe pse ligji i ka mundësuar të kundërtën.

“Konstatohet se seanca është shtyrë disa herë me kërkesë të avokatit mbrojtës dhe pa marr masa për të penguar zvarritjen e procedurës gjë që vërteton se është vepruar në kundërshtim me Nenin 422, paragrafi 3 të Ligjit mbi procedurën penale”.

Neni 422 i Ligjit mbi procedurën penale përcakton se edhe pa praninë e palëve seanca mund të mbahet.

Neni 422, paragrafi 3 i LPP-së
“Mos prania e palëve të cilët janë të njoftuar (ftuar) rregullisht nuk e pengon mbajtjen e seancës së këshillit”.

Seanca e fundit mbi ankesën e Almir Derplanin i dënuar në rastin “Alfa” u mbajt në ditën kur Këshilli Gjyqësor formoi grupin e punës për shqyrtimin e procedurave në lëndët gjyqësore në Gjykatën e Apelit. Që atëherë nuk dihet vendimi i Dimitrievskit, nëse i ka vërtetuar lartësinë e dënimit, dënim me burg të përjetshëm. Në rast se është sjell masa e fundit, kjo nënkupton që Apeli akoma nuk do të mund të dorëzon lëndën në Gjykatën Penale për të nisur rigjykimi ndaj Agim Islamit mbi bazën e dëshmive të reja, përkatësisht super ekspertiza e realizuar në Serbi. Mbi vendimet e Apelit për dënime me burg të përjetshëm, palët kanë të drejtë ankese edhe në Gjykatën Supreme. Kjo do të nënkuptonte edhe një zvarritje disa mujore mbase edhe disa vjeçare në dëm të Agim Islamit i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa” pavarësisht se lënda e tij është e ndarë nga ajo e Almir Derplaninit. Gjatë shqyrtimit të raportit nga grupi i punës, me intervenimin e anëtarëve shqiptarë rasti “Alfa” u kualifikua si lëndë me interes të lartë publik për të cilën Apeli duhet vepron në përputhje me ligjin dhe duke mos guxuar të zvarrisë tutje procedurën. Gjykata Penale pret mbylljen e rastit në Apel, që lënda të kompletohet dhe të kthehet në shkallën e parë. Mbi bazën e dëshmive të reja, Penalja me trup të ri gjykues duhet të vendos nëse rasti “Alfa” ku është i dënuar Agim Islami shkon ose jo në rigjykim. Ekspertiza duhet vlerësuar edhe nga Byroja për ekspertizë gjyqësore me të cilën udhëheq kuadër i BDI-së, përkatësisht ish ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi./Alsat

TË FUNDIT
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
2 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
4 orë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
6 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

ME TE LEXUARA

16 orë
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti flet me ambasadorin britanik – e falenderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
8 orë
Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!
16 orë
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale
7 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
14 orë
Ekskluzive: Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

aleksandar dashtevski kshz

Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

INFO

NA NDIQ