Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzon kërkesën për ekstradim të Dritan Goxhajt, urdhërohet lirimi i tij

ina-online
ina-online

10/10/2023

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, për ekstradim të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Dritan Goxhaj, i cili u arrestua më 31 korrik 2023, nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë.

Vendimi që ndalon ekstradimin e Goxhajt është marrë të martën nga kryetari i turpit gjykues, Genti Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga Zyra për Informim e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

“Në përfundim të gjykimit në apel, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi: Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Rrezimin e kerkeses per ekstradimin e shtetasit Dritan Goxhaj nga Republika e Shqiperise ne Republiken e Kosoves”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Apelit.

Po ashtu, nëpërmjet kësaj përgjigje, Gjykata e Apelit në Tiranë njoftoi se është urdhëruar edhe heqja e masës së arrestit në burg për Dritan Goxhajn.

“Heqjen e mases se sigurimit “arrest ne burg “, per shtetasin Dritan Goxhaj, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane”, thuhet në përgjigje.

Sipas Gjykatës së Apelit, me anë të këtij aktvendimi është urdhëruar dhe lirimi i Dritan Goxhajt, nëse ai nuk po mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.“Urdherohet lirimi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se në shtator, Gjykata e Tiranës kishte marrë vendim që të ekstradohet në Holandë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.

Ndryshe, më 31 korrik 2023, me fletarrest të Gjykatës Speciale ishte arrestuar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë.

Siç bëhej e ditur në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Goxhaj është arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë në Tiranë.

“Më 31 korrik 2023, autoritetet e Shqipërisë arrestuan z. Dritan Goxhaj në Tiranë. DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”, thuhej në njoftimin e DhSK-së.

Tutje, në njoftimin e DHSK-së, thuhej se Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri deri në vendimin e autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

“Z. Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e z. Goxhaj në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë”, përfundon njoftimi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

kuvendi shqiperise incident rrahje

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

sali berisha

Berisha: Opozita drejt protestave mbarëpopullore

mirush-kabashi

Arti në Zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

INFO

NA NDIQ