Gjykata e Speciale në Hagë sot fillon intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së

0

Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë, do të fillojë sot në Hagë intervistimin e një numri të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të dielën për në Hagë janë nisur disa nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare, Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi dhe Sami Lushtaku, komandant i njohur nga rajoni i Drenicës.

Avokatët e të ftuarve kanë bërë të ditur se klientët e tyre “do të paraqiten vullnetarisht dhe janë të gatshëm të sqarojnë çdo rrethanë të cilën Zyra e Prokurorit është duke e hetuar”.
N
ë mesin e atyre që kanë marrë ftesë është edhe Remzi Shala, i njohur me emrin e luftës si “Molla e kuqe”, i cili u ka thënë medieve lokale se nuk do të paraqitet në intervistë meqë nuk i beson Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s./