Gjykata Komerciale e aprovon si të bazuar kërkesën e Klan Kosovës, nuk ka mbyllje

INA
INA

03/08/2023

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur që të aprovohet si e bazuar kërkesa e Klan Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve në lidhje me rastin e saj.

Gjyqtari në këtë rast ishte Arnis Dumani.

“APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k. për shtyrjen e ekzekutivimit të vendimeve.” – shkruhet në pikën e parë të Aktvendimit.

Ndërsa më vonë tregohet se është shtyrë vendimi i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve.

Arsyetimi i Gjykatës Komerciale ndërkohë është mjaft interesant. Aty përmendet se si Klan Kosova është një “ndër ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale me mbulimin më të madh në Kosovë dhe e licencuar pranë Komisionit të Pavarur për Media, si dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në fushën e mediave me rreth 220 të punësuar dhe qindra bashkëpunëtorë komercialë, andaj ekzekutimi i vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit paditësit do t’i shkaktonte dëm vështirë të riparueshëm…”

Po ashtu, Gjykata Komerciale ka vlerësuar se Klan Kosova “ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut,”

Kujtojmë se Ministria e Tregtisë, e udhëhequr nga Rozeta Hajdari, e pretendonte të kundërtën në disa reagime publike. Përveç saj, një pretendim të tillë e promovonin edhe deputetë të tjerë të Vetëvendosjes.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

Liridona ademaj

Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura (foto)

babai-770x433-1-1-750x430

“Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin

Screenshot_2023-12-08-21-30-32-321_com.android.chrome-edit

Ambasadori i Suedisë vjen me deklaratën e fundit për vrasjen e Liridonës

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

INFO

NA NDIQ