Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë iniciativën për virus-certifikatat

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/02/2022

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë iniciativën e Nikollçe Musharevski nga Shkupi, e cila ka të bëjë me kovid certifikatat që përdoren për të hyrë në objekte të mbyllura, transmeton Portalb.mk.

“Sipas pretendimeve të parashtruesit të iniciativës vendim i kontestuar, me të cilën është përcaktuar se ndalohet hyrja në objekte dhe pjesë të objekteve të përcaktuara në vendim, pa poseduar dhe bashkëngjitur: certifikatë/vërtetim për imunizimin (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht marrjen e të paktën dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19 dhe certifikatë/vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, ishte në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 aliena 1, neni 9, paragrafi 1, neni 16 paragrafi 1, neni 27 paragrafi 1 dhe neni 54 paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 28 dhe 33 të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse”, thuhet në njoftimin e shërbimit për media të Gjykata Kushtetuese.

Sipas parashtruesit, pasi vaksina kundër COVID-19 nuk është e detyrueshme, nuk mund të kufizohesh liritë dhe të drejtat e qytetarëve të pavaksinuar, përkatësisht qytetarëve u është dhënë mundësia të vendosin me bindjen e tyre nëse do të vaksinohen apo jo. Kur qytetarëve, nga njëra anë, u jepet e drejta e zgjedhjes, nga ana tjetër, ata nuk mund të përballojnë pasojat e asaj zgjedhjeje në kuptimin e kufizimit të të drejtave të tyre, kufizimin e lirisë së lëvizjes etj., për të cilat sipas parashtruesit të iniciativës, në veprimet juridike nuk duhej dhe nuk mund të ekzistojë akt juridik që kufizon liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, ndërsa ai akt jo vetëm që nuk ka bazë juridike në Kushtetutë apo në ligj, por ka qenë në kundërshtim me to.

Krahas kësaj iniciative, Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme do të shqyrtojë edhe iniciativën e parashtruar nga grupi ekologjik “Green Power” nga Velesi, Lëvizja për drejtësi sociale “Lenka” nga Shkupi dhe partia politike “E majta” nga Shkupi, si dhe iniciativa që janë pjesë e Ligjit për tatimin në të ardhura personale dhe pagesën e rekursit në një ndërmarrje komunale në Dellçevë.

TË FUNDIT

“Vera po vjen” – Rozana shfaqet në Instagram me një selfie bardh e zi

Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Xherdan Shaqiri nuk mendon dy herë, shtang selektorin e Zvicrës

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË