Gjykata Kushtetuese edhe këtë vit e nis e pa kompletuar, Kacarska: Prioritet do të jetë vendosja e “ankesës kushtetuese”

INA
INA

02/01/2024

Edhe këtë vit, Gjykata Kushtetuese nisi me përbërje jo të plotë gjyqtarësh për shkak të procedurës së bllokuar në Kuvend dhe pa vendosjen “ankesës kushtetuese” për qytetarët për të lehtësuar realizimin e të drejtave dhe lirive të tyre.

Sipas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, edhe pse kanë punuar me një numër më të vogël të gjyqtarëve, kanë arritur t’i tejkalojnë parashikimet e tyre dhe në vitin e kaluar kanë mbajtur një numër rekord të seancave – 46, që, thotë ajo, nuk ka qenë rasti në 22 vitet e fundit.

“Kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese me nismën e saj hapi pesë lëndë vetëm në vitin 2023, që është një numër dukshëm i lartë, po të kihet parasysh se në 22 vitet e fundit janë hapur gjithsej 12 procese të hapura me vetiniciativë”, theksoi Kacarska në raportin për vitin e kaluar.

Në 12 muajt e fundit, Gjykata Kushtetuese ka marrë 25 vendime që shfuqizuan nëntë dispozita ligjesh, të cilat patën një interes të madh në media dhe publik, si p.sh. shfuqizimi i një neni të Ligjit për Këshillin Gjyqësor që kufizonte kryetarin e Këshillit Gjyqësor të zgjidhet vetëm nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi dhe jo nga radhët e gjyqtarëve.

U shfuqizuan gjithashtu dispozitat nga Ligji për pagat dhe shtesat e personave të zgjedhur dhe të emëruar, disa dispozita nga Ligji për Ndërtesa, si dhe nenet nga Ligji për Arsimin e Mesëm, me të cilat diskriminoheshin nxënësit e shkollave të mesme nga shkollat ​​private gjatë përdorimit të transportit publik.

Nismat për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Ligjit për Gjuhët, për “Bechtel dhe Enka”, si dhe për regjistrimin civil do të vlerësohen gjatë këtij viti.

Sa i përket lëndës së Ligjit për Gjuhët, siç thotë Kacarska, në kolegjium është vendosur që ai të jetë në rend dite në tetor të vitit të kaluar. Por, siç shtoi ajo, gjyqtari që punon në këtë çështje ende nuk e ka dorëzuar për seancë.

Në lidhje me Ligjin për Librat amzë, Kacarska shpreson se vendimi do të merret shpejt, sepse për të tashmë është nisur procedura. Ajo theksoi se RMV është i vetmi vend ku kombësia është përfshirë në ato raporte./Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

IZETT-1392x928

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

Taravari Gostivar

Taravari: Për pak orë mblodhëm 8 mijë nënshkrime

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

INFO

NA NDIQ