Gjykata Kushtetuese me 20 mars në rend dite Ligjin për gjuhët, çka po zihet?

Picture of Ina Online
Ina Online

14/03/2025

Gjykatës nga Komisioni i Venecias, profesorë dhe ekspertë vendas të enjten e ardhshme (20 mars) në seancën përgatitore në Gjykatën Kushtetuese do të shprehin mendimet e tyre për çështjet e diskutueshme ligjore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjegjësisht përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

Gjykatësi holandez Dr. Martin Kuijer, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit të Venecias, do të shpjegojë këshillën miqësore që gjykata ka kërkuar prej tyre dhe duhet të miratohet nga komisioni.

Gjykatësi i Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Arthur Kuch, do të shpjegojë praktikën e kësaj gjykate në raste të ngjashme. Interpretimet e tyre do t’i japin ekspertët vendorë: ish-gjykatësa kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska, anëtare e Komisionit të Venecias, Renata Deskoska, profesorët universitarë Borçe Davitkovski, Jeton Shasivari, Gordana Lazetiq, Mersel Bilalli, Denis Preshova, Mersim Maksuti, Merit Nuxhia, Nusret Bajramn dhe gjykatësit e përbërjes aktuale të Kushtetueses.

Të pranishëm do të jenë edhe iniciatorët e iniciativës, ndërsa një paraqitje online do të mbajë profesoresha Tanja Karakamisheva. Në seancë do të diskutohet vetëm për të drejtën materiale, pasi tashmë është mbajtur seanca për pjesën formale. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski nuk i zbuloi gjashtë çështjet e kontestuara, por tha se do të interpretohet amendamenti 5 i Kushtetutës. Për të është e rëndësishme që të dëgjohen të gjitha mendimet, dhe gjykata të marrë një vendim të drejtë dhe të bazuar në kushtetutë.(INA)

TË FUNDIT

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gerlach:Spitalet duhet të përgatiten për luftë

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË