Gjykata Kushtetuese mori vendim për shtyrjen e seancës përgatitore për ligjin për përdorimin e gjuhëve

Picture of INA
INA

19/05/2025

Gjykata Kushtetuese mori vendim për shtyrjen e seancës përgatitore për ligjin për përdorimin e gjuhëve që ishte caktuar për më 19 qershor. Vendimi i tillë vjen pas pranimit të shkresës nga ana e kryeparlamentarit Afrim Gashi, bashkë me aktgjykimin e Administratives për anulimin e zgjedhjes së Elizabeta Dukovskës për gjyqtare kushtetuese. Shtyrja e seancës bëhet për shkak se Dukovska ishte gjyqtare referuese e lëndës së ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa kushtetuesja paraprakisht ka miratuar konkluzion sipas të cilit shqyrtimi i kësaj çështjeje do të behet vetëm me përbërje të plotë.

“Gjykata vendosi të shtyhet seanca përgatitore për lëndën e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 19 qershor 2025, për arsye se gjyqtari për të cilin është anuluar vendimi i zgjedhjes me aktgjykimin e Gjykatës Administrative është gjyqtari referues për këtë lëndë, si dhe për faktin se Gjykata ka miratuar një konkluzion sipas të cilit shqyrtimi i kësaj çështjeje duhet të bëhet në përbërje të plotë të Gjykatës”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Padinë për anulimin e vendimit për emërimin e Dukovskës si gjyqtare, e dërgoi Antoneta Dimovska në vitin 2023, e cila tani është anëtare e Këshillit Gjyqësor, ndërsa në atë kohë ishte mes 3 kandidateve për gjyqtare kushtetuese që i propozoi Këshilli Gjyqësor, por nuk erdhi në radhë për t’u shqyrtuar.

Në Këshill Elizabeta Dukovska kishte marrë 11 vota “për” dhe 2 “kundër”, ndërsa Dimovska dhe gjykatësja Tatjana Susuleska aspak nuk u vendosën në votim.

Gjykata Administrative ka konstatuar se procedura e zgjedhjes ishte e joligjore sepse shumica e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor e propozuan Dukovskën në Kuvend, menjëherë pasi mori 8 votat e nevojshme që i kërkon ligji, ndërsa nuk janë shqyrtuar kandidatët e tjerë, as nuk janë krahasuar për cilësi me Dukovskën dhe as janë votuar për të parë nëse ndonjëri prej tyre do të merrte më shumë vota.

Dukovska, pas këtij vendimi duhet të kthehet në Gjykatën e Apelit në Shkup, prej ku edhe ka ardhur në kushtetuese, ndërsa këshilli gjyqësor duhet të shpallë konkurs të ri. Kjo nuk është një procedurë e shkurtër, ndaj ligje të rëndësishme që kërkojnë përbërje të plotë dhe numër (tek) gjyqtarësh për vendimmarrje, siç është ligji për gjuhët, do të vonohej muaj të tërë./Alsat.mk

TË FUNDIT

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË