Gjykata Kushtetuese në RMV e ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Antonio Milloshosk

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/02/2023

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktakuza nuk paraqet akt individual, me të cilin vendoset për liritë dhe të drejtat individuale për qytetarët, respektivisht për kufizimin ose marrjen e lirive dhe të drejtave të caktuara, të garantuara me Kushtetutë, por bëhet fjalë për parashtresë, respektivisht akt të njëanshën procesual, i cili është bazë për udhëheqjen e procedurës penale dhe e ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Antonio Milloshoski, për rastin ku theksohet kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave, ndërsa si akt me të cilin janë shkelur liritë dhe të drejtat, ka parashtruar aktakuzë dhe vendim me të cilin dokumenti u miratua në tërësi.

Nga Gjykata Kushtetuese, potencojnë se sipas dispozitës së shënuar nga neni 51 nga Rregullorja, Gjykata vendos për mbrojtje të lirive dhe të drejtave, të shkelura me akt përfundimtar ose të plotfuqishëm individual, si dhe duke e marrë parasysh dispozitën nga neni 52 nga Rregullorja, sipas së cilës në kërkesën nga neni 51, nevojitet të publikohen shkaqet, për të cilat kërkohet mbrojtje, aktet ose veprimet me të cilat ato janë shkelur, faktet dhe dëshmitë, në të cilat bazohet kërkesa, si dhe të dhëna tjera, të nevojshme për vendosjen e Gjykatës Kushtetuese, e në rastin konkret aktakuza, gjë që me këtë lëndë nuk është rast.

“Gjykata konfirmoi se nuk janë plotësuar parashtresat nga dispozitat e përmendura nga rregullorja e Gjykatës kushtetuese, për veprim meritor dhe vendosje për kërkesën për mbrojtje të lirive dhe të drejtave”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Hristijan Mickoski

VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

izet mexhiti

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

ali ahmeti kurto dudush

Dudush: Ali Ahmeti është babai i kombit, duhet të respektohet nga të gjithë

Ali Ahmeti fronti

Mësohet lista e kandidatëve për deputetë e Frontit Europian

tetov

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës (FOTO)

vlen saraj

VLEN hapin shtabin zgjedhor në komunën e Sarajit

menduh thaci

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar (FOTO)

stojance-angellov-701x430

Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

taravari kasami

Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

INFO

NA NDIQ