Gjykata Kushtetuese, peng i mosmarrëveshjeve politike

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/02/2022

Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë të marrin vizë nga Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime pasi ai mbetet i bllokuar qe më shumë se katër muaj.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut funksionon vetëm me pesë gjykatës nga gjithsej nëntë që duhet t’i ketë.

Bllokada e komisionit në fjalë pason zgjedhjen e Kostadin Kostadinovit për kryetar të komunës së Stranicës, i cili e kishte drejtuar këtë komision, si dhe kalimin në opozitë të Lëvizjes Besa me zgjedhjen e Qeverisë së re. Rrjedhimisht, shumica e votave të përbërjes së komisionit kalon në duart e opozitës.

Ndryshe, zgjedhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese bëhet me propozim të dy anëtarëve nga ana e presidentit të shtetit, përderisa dy gjyqtarë të tjerë i propozon Këshilli Gjyqësor Republikan dhe pesë gjyqtarë i propozon vetë Kuvendi, përkatësisht Komisioni për zgjedhje dhe emërime në kuadër të institucionit ligjvënës.

Gjyqtarët zgjidhen nga radhët e juristëve eminentë dhe mandati i tyre zgjat 9 vjet, pa mundësi rizgjedhjeje.

Kryeministri Dimtar Kovaçevski u bëri thirrje deputetëve të Lëvizjes Besa që të sillen si opozitë në Kuvend dhe ta zhbllokojnë punën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, si dhe të komisioneve të tjera në institucionin ligjvënës.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili është anëtar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai në asnjë mënyrë nuk e bllokon punën e komisionit në fjalë, por shton se pas deklaratave të këtilla fshihet frika e mungesës së numrave për të zgjedhur emrat e gjykatësve që, siç thotë ai, është paradoksale që akoma mbahen të fshehur.

“Kalkulimet e shumicës parlamentare kanë të bëjnë me zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht tentimit që zgjedhja e tyre të kalojë përmes një dere të vogël, e atyre kandidatëve që mbase për opinionin nuk janë të pranueshëm. Unë jam i gatshëm që në mënyrë konstruktive të kontribuoj në punën e komisionit, të debatoj për kandidatët që kanë konkurruar për gjykatës në Kushtetuese, opinioni publik në mënyrë transparente të njoftohet se kush janë ata, të vlerësojmë dhe së bashku të vendosim për ata që janë më të mirët”, thotë Zendeli.

Edhe deputeti I VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e shumicës i fshehin emrat për të cilët duhet të japë vizë Kuvendi.

“Për fat të keq, ne si anëtarë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, kryesisht ne deputetët e opozitës, nuk kemi marrë asnjë material se cilët juristë eminentë, gjykatës apo avokatë, i janë drejtuar komisionit si kandidatë të interesuar për tu zgjedhur gjykatës në Gjykatën Kushtetuese’. Nuk e di pse i mbajnë të fshehur emrat”, thotë Miloshovski.

Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Pavle Trajanov, thotë se duhet të ndryshohet procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ky institucion mos të mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike.

“Me vite, partitë në pushtet zgjedhin në Kuvend gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, të cilët do ti shërbejnë në një ose mënyrë tjetër pushteti’. Kjo është e gabuar.

Patjetër se duhet të këtë një konkurs publik dhe përmes një procesi transparent dhe kritereve të ashpra të bëhet përzgjedhja e gjykatësve në Kushtetuese, në mënyrë që ekspertë të dëshmuar të jenë ata që do të zgjidhen në këtë institucion. Dhe, jo siç është tani partitë në pushtet përmes Komisionit në fjalë të diktojnë se kush do të zgjidhet gjykatës në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Trajanov për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, në një situatë të këtillë me përbërje të përgjysmuar, Gjykata Kushtetuese mundet të caktojë dhe të mbajë seanca, por në rast se vetëm një gjykatës nuk pajtohet me vendimin konkret, Gjykata Kushtetuese nuk mund të fillojë as procedurën për lëndën e caktuar./REL

TË FUNDIT
35 minuta
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”
10 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"
10 orë
“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit
11 orë
Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar
12 orë
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

ME TE LEXUARA

18 orë
RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore
10 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"
22 orë
Mesazh tjetër nga Greqia: Marrëveshja e Prespës nuk mund të rishikohet vetëm nga njëra palë
17 orë
Zjarrfikësit ankohen për paga të ulëta
35 minuta
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”
22 orë
Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Shkup – Kumanovë

LEXO MË SHUMË

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

IMG_2237

Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin “pro” BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër “ata janë të kapura”

Screenshot_2024-05-20-22-03-17-614_com.android.chrome-edit

“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

kastriot-rexhepi

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

izet mexhiti

Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë

zejdi tubim

VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat

mijallkov

Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten

kuvendi-ri

A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?

INFO

NA NDIQ