Me iniciativë të ministrit Krenar Lloga, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi 3 rregullore dhe hapi procedurë për 8 të tjera

ina-online
ina-online

19/11/2023

Në lidhje me 20 nismat që i janë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa rregulloreve të publikuara në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve për të cilat nga ana e gjykatës “është vlerësuar se me publikimin e së njëjtës, pa mëdyshje rezulton se është tejkaluar afati kushtetues për publikim i parashikuar në nenin 52 të Kushtetutës, përkatësisht gjykata ka vlerësuar se rregulloret e kontestuara nuk janë në përputhje me nenin 51 dhe nenin 52 të Kushtetutës”.

Gjykata Kushtetuese ka miratuar edhe vendime për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së 8 rregulloreve për të cilat janë paraqitur iniciativa dhe në të cilat gjykata ka gjykuar se “është tejkaluar afati i përcaktuar me Kushtetutë prej shtatë ditësh për publikim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka shtrohet çështja e kushtetutshmërisë së këtyre rregulloreve, përkatësisht përputhshmërisë së tyre me nenin 52 të Kushtetutës”.

Njëkohësisht, Ministria e Drejtësisë dhe Ministri Lloga përshëndesin objektivitetin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këto çështje.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

david geer gir dimitar kovacevski

Kovaçevski-Geer: Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë

Dimitar_Kovacevski_23-780x470

Kovaçevski thirrje opozitës të nominoj ministra në Qeverinë teknike

INFO

NA NDIQ