Gjykata Kushtetuese sot mund të anulojë referendumin, ja si është atmosfera e brendshme?!

0

Gjykata Kushtetuese sot do të vendos lidhur me referendumin për emrin, pasi që në rend dite ka iniciativat e partisë “E majta”  dhe  të “Kongresit Botëror Maqedonas”, përmes të cilave kërkohet anulimi i vendimit për referendumin për emrin dhe stopimi të gjitha aktiviteteve.

Në mbledhjen sot, nëntë gjykatësit kushtetutes do të vulosin fatin e referendumit lidhur me emrin që do të zhvillohet më 30 shtator, informon INA.

Gjykata ka tre opsione: të pranojë apo të anulojë nismat apo edhe të deklarohet si jokompetent.

“Hapi për ta penguar referendumin, referendum i cili sipas përmbajtjes së tij nuk do të thotë punë e thjeshtë, madje edhe më shumë, duke pasur parasysh fazën në të cilën po zhvillohet, mendoj se një hap i tillë i Gjykatës Kushtetuese do të çonte në një krizë të thellë politike, rënien e shtetit dhe mendoj se duhet të gjenden forca, të ndërgjegjshme, në vetë Gjykatën Kushtetuese, kjo të mos lejohet – deklaroi për Alsat-M, Trendafil Ivanovski, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, Ivanovski thotë se nuk do ta befasonte ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Përndryshe, gjykatësja raportuese për këtë iniciativë është Elena Gosheva, e cila sipas disa mediave tashmë propozon që Gjykata Kushtetuese të shqiptojë masë të përkohshme – stopim të të gjitha aktiviteteve për mbajtjen dhe zbatimin e referendumit. (INA)

 

Komentet

komentet