Gjykata Penale kërkon që Këshilli Gjyqësor të delegojë gjyqtaren Aleksandra Risteska deri në shpalljen e vendimit për Llaskarcën

INA
INA

16/11/2023

Gjyqtarja Aleksandra Risteska, e cila ishte zgjedhur gjyqtare në Gjykatën e Apelit, të delegohet përkohësisht në Gjykatën Penale deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë për rastin Llaskarca, kërkon Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, informojnë se gjykimi për aksidentin e autobusit në fshatin Llaskarcë është në fazën e fjalëve përfundimtare për të cilën tashmë janë caktuar katër vazhdime gjatë këtij muaji dhe muajit të ardhshëm dhe theksojnë se tashmë janë drejtuar me kërkesë në Këshillin Gjyqësor.

“Kërkesa ka për qëllim ekonomizimin dhe përshtatshmërinë e procedurës si dhe parandalimin e zvarritjeve të panevojshme, duke pasur parasysh se me ndryshimin e Këshillit Gjyqësor, çështja mund të nisë nga fillimi me paraqitjen e të gjitha provave verbale dhe me shkrim si dhe të gjitha konstatimet e ekspertëve”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale Shkup.

Këshilli Gjyqësor dje zgjodhi tetë gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit në Shkup, ndër të cilët tre nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

“Njëkohësisht, gjykata kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të delegojë së paku tre gjyqtarë në kohën më të shkurtër të mundshme në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dhe Departamentin për Procedurën Paraprake ku deri në këtë moment kanë vepruar tre gjyqtarë”, theksojnë nga Gjykata Penale.

Gjykata Themelore Penale, thuhet në kumtesë, mbetet me 42 gjyqtarë, gjë që mund ta vë në pikëpyetje azhurnimin e gjykatës dhe tejkalimin e rasteve të reja, duke pasur parasysh se çdo vit gjyqtarët merren me 215 mijë lëndë.

“Gjykata me largimin e tre gjyqtarëve, për shkak të zgjedhjes së tyre në Gjykatën e Shkallës së Dytë, dhe përfundimin e mëparshëm të funksionit gjyqësor të 5 gjyqtarëve gjatë vitit 2023, si dhe delegimin në një gjykatë tjetër të 6 nga 10 gjyqtarëve të sapozgjedhur gjatë vitit të kaluar”, theksojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

Kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të ketë kandidatin e saj për President

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI po mundohet ta kthejë Gruevskin në Shkup

default

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

INFO

NA NDIQ