Gjykata vendos sot për çështjen e PD-së, opozita në protestë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Mars, 2023

Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të vendosë sot për vulën e Partisë Demokratike nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Vendimi i sotëm është mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen si legjitim të kuvendit të 18 dhjetorit të Sali Berishës.

Po në këtë ditë, kreu demokrat Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare, që sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës, por me rrëzimin e qeverisë Rama.

Protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00 dhe një ditë më parë policia njoftoi planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të protestës.

Demokratët kanë paralajmëruar pjesëmarrje të lartë në protestë. Simpatizantë të shumtë edhe nga degët e PD-së të qarkut juglindor do t’i bashkohen kësaj proteste. Pjesa më e madhe e tyre do të nisen me automjete private në orare të ndryshme, për t’iu shmangur edhe kontrolleve të policisë, raporton A2 CNN.

Autobusët dhe fugonët kanë qenë diskretë për vendin e përcaktuar apo edhe për orarin e nisjeve drejt Tiranës. Mbi 1250 pjesëmarrës do t’i bashkohen sot protestës nga Dega e Partisë Demokratike Korçë janë mbi 300 simpatizantë të cilët do udhëtojnë me 50 mjete private dhe 2 autobusë. Po e njëjta shifër me mbi 300 simpatizantë nisen edhe nga Devolli dhe Pogradeci. Dega e Partisë Demokratike Maliq do të ketë rreth 400 pjesëmarrës dhe mbi 50 simpatizantë nga Erseka.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

defender shqiperi

Përmbyllet “Defender Europe 2023” në Shqipëri,

Fredi Beleri

Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon MPJ greke: Kundër dispozitave të shtetit

berisha

Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

rama kovacevski

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

bajram-begaj

Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mund të pengojë marrëveshjen e Ohrit

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

INFO

NA NDIQ