Gjykatësi shqiptar do ta udhëheqë rastin “Talir” të PSP-së

0

Lënda me KOK nr.3/19 nga prokuroria e shënuar si “Talir” e formuar pas aktakuzës së miratuar të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të cilat kanë lidhje dhe dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve, sipas sistemit AKMIS është ndarë për veprimin e mëtutjeshëm te gjykatësi Osman Shabani, informon sot Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup, njofton Koha.

Gjykatësi Osaman Shabani i udhëheq lëndët “Titanik” , “Toplik” dhe procedurën e përsëritur për “Monstra”.
Këshilli për vlerësimin e aktakuzës pranë Repartit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Penale të Shkupit e miratoi aktakuzën për rastin “Talir” vitin e kaluar.

Lënda “Talir” ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE dhe të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozninovski, Mile Janakievski, Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska.

Prokuroria Speciale Publike më 22 nëntor të vitit të kaluar deri te Gjykata Penale e Shkupit ngriti dy aktakuza si rezultat i procedurës së zbatuar hetuese në lëndën e njohur për opinionin si “Talir”. Aktakuza e dytë për të njëjtën lëndë, që ka të bëjë me ndërtimin e paligjshëm, ende gjendet te gjykatësi për vlerësim të aktakuzës.

Këshilli Penal i Repartit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 duke vepruar me propozim të PSP-së për “Talir” më 28 nëntor të vitit 2018 solli vendim me të cilin e pranoi propozimin dhe të akuzuarit Nikolla Gruevskit i cili është në arrati në Hungari i përcaktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, duke e llogaritur që në ditën e gjetjes së tij, gjegjësisht privimin e tij nga liria, përderisa e akuzuara Elizabeta Çingarovska nga VMRO-DPMNE-ja e pranoi fajin për këtë rast dhe u morr vesh me Prokurorinë Speciale Publike. Gjykata e gjykoi me dënim dyvjeçar me kusht e cila nuk do të realizohet nëse ajo në pesë vitet e ardhshme nuk kryen kurrfarë vepre penale.